Policia gjen armë, municion e uniforma të ushtrisë serbe në Leposaviq

Në fshatin Potokmali të Leposaviqit, Policia ka sekuestruar një sasi të madhe armësh, municioni dhe pajisjesh të ndryshme gjatë dy kontrolleve në një shtëpi të pabanuar.

Sipas njoftimit të Policisë në rastin e parë, rreth orës 15:30, janë gjetur: një radiolidhje me adapter, municion për armë gjuetie, 22 kapsula, vaj për armë, një fishek, pjesë plastike me barut, një thikë, një fotrollë për revole, një xhaketë ushtarake me mbishkrim të Serbisë, një revole me karikator dhe pesë fishekë, si dhe gjashtë krehër me gjithsej 56 fishekë, transmeton Klankosova.tv.

Kurse, rreth orës 15:15, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: dy kuti me sfera metalike për armë gjuetie, makineri për mbushjen e fishekëve, dy krehër me 20 fishekë si dhe një armë e gjatë.

Ndërsa në rastin e dytë, rreth orës 15:15, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: dy kuti me sfera metalike për armë gjuetie, makineri për mbushjen e fishekëve, dy krehër me 20 fishekë si dhe një armë e gjatë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Latest news
Related news