Emocionet e basketbollit vazhdojnë, ‘El Clasico’ Prishtina – Trepça

E diela vazhdon me ‘ethet’ basketbollistike që i sjell veç ‘El Clasico’ Prishtina – Trepça.

Kjo përballje e jashtëzakonshme zhvillohet në kryeqytet në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve”, me fillim nga ora 17:00, njofton Klankosova.tv.

Derbi i basketbollit kosovar do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën Artmotion.

Derisa ndeshja tjetër e planifikuar për sot do të luhet me fillim nga ora 20:15, e ku përballë do të jenë Bora dhe Bashkimi.

Loja do të luhet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

The post Emocionet e basketbollit vazhdojnë, ‘El Clasico’ Prishtina – Trepça appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news