I ftuar këtë javë në emisionin “Shija e Anës” në Klan Kosova ishte kameramani dhe fotografi i njohur, Arben Llapashtica.
Ai ndau me publikun shumë momente nga jeta e tij personale dhe profesionale, duke folur për përvojat dhe aventurat e shumta nëpër vende të ndryshme të Kosovës.
I angazhuar në shumë projekte si në xhirime ashtu edhe në fotografi, ai tregon se gjetja e kohës për veten është shpesh sfidë.
Përveç angazhimeve profesionale, Arbeni është edhe baba i një djali, për të cilin kujdeset me përkushtim dhe me të cilin shpesh ndan edhe momente gatimi.
Edhe në emisionin “Shija e Anës” ai shijoi rizoton e përgatitur nga prezantuesja e emisionit, Ana Rrustemi.
Ndërkaq, një moment i ndjeshëm i bisedës erdhi kur Llapashtica rikujtoi fillimet e tij me kamerën, ku emocionet e forta e bënë edhe të përlotet.
Për të kuptuar më shumë, ndiqni videon në linkun më poshtë:



