Epitetet e politikanëve: Kush është goma rezervë e Kurtit? (VIDEO)

Kur shkoi në Mitrovicë për mbylljen e fushatës më 11 tetor, nuk nguroi t’ia përsërisë një epitet që i kishte dhënë kundërshtarit.

“Edhe partia e tij kanë vendosë me garu me gomë rezervë. Po nuk shkohet për Mitrovicë me gomë rezervë”. Këtë cilësim që Albin Kurti e dha për Arian Tahirin, s’përtoi ta bëjë edhe për së treti.

E pak javë pasi vetë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dështoi ta formojë Qeverinë ‘Kurti 3’ në mungesë numrash, mandatimi i Glauk Konjufcën për shef ekzekutivi po shihet si opsion rezervë. Këtë e përforcon edhe fakti që u propozuan emrat e njëjtë dhe u mohuan koalicionet partiake.

Kjo gomë rezervë, ish-opozita beson se nuk do i sjellë sukses shefit të qeverisë në detyrë.

Këto improvizime po shihen të kota nga VV-ja, kur dihet se nuk i ka 61 vota për asnjërin nga mandatarët.

Ndiqni kronikën:

The post Epitetet e politikanëve: Kush është goma rezervë e Kurtit? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news