Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Daan Everts, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si “turpin e drejtësisë”.
Në konferencën “Urat e kujtimeve”, të organizuar nga “Liria ka emër” dhe KIPRED, ish-diplomati holandez ka thënë se themeli i këtij tribunali është tejet i dyshimtë.
“Ky tribunal është një turp i drejtësisë. Themeli i tij është tejet i dyshimtë, mandati i tij shumë selektiv, mënyra e veprimit e diskutueshme dhe akuzat të sforcuara. Nëse këto procese përfundojnë me dënime, pasojat do të jenë të rënda, jo vetëm për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por edhe për perceptimin e aktorëve ndërkombëtarë dhe për praktikën e së drejtës penale ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Ai ka vlerësuar se kjo gjykatë po pengon edhe normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Fatkeqësisht, 25 vjet më vonë, nuk jemi më afër një marrëdhënieje të normalizuar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ndër shumë faktorët që e pengojnë këtë është edhe e ashtuquajtura Dhomë e Specializuar e Kosovës, e cila po gjykon katër ish-udhëheqës të shquar të UÇK-së, të cilët më pas u bënë figura të rëndësishme politike në Kosovën e pasluftës, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, theksoi ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



