Shqipëri: Aksident pranë “Syrit të Kaltër”, dy persona bien me motor në humnerë

Një aksident është regjistruar pranë “Syrit të Kaltër”, ku dy persona, njëri prej tyre shtetas i huaj, janë rrëzuar me motor në një humnerë rreth 15 metra në anë të rrugës.

Të dy personat kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Në operacionin e shpëtimit morën pjesë forcat e MZSH-së, strukturat e Policisë, si dhe Urgjenca Mjekësore.

Pas nxjerrjes nga zona ku kishin rënë, të lënduarit u dërguan drejt Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore./abcnews.al

Latest news
Related news