Filharmonia e Kosovës me koncert në Rahovec

Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncertin e radhës sonte në Rahovec.

Koncerti në të cilin do të marrin pjesë Kori dhe Ansambli i Filharmonisë së Kosovës, nën dirigjimin e Hajrullah Sylës, do të mbahet në sallën e Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Selajdin Mullaabazi – Mici” në Rahovec, me fillim nga ora 19:30, transmeton Klan Kosova.tv.

Aktivitetet artistike të Filharmonisë së Kosovës janë pjesë e zgjerimit të prezencës së saj në qytete të ndryshme të Kosovës, për të promovuar muzikën klasike dhe shfaqjet korale.

No description available.

The post Filharmonia e Kosovës me koncert në Rahovec appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news