Flakë të mëdha, digjet një objekt në fshatin Sllovi të Lipjanit (VIDEO)

Në fshatin Sllovi të Lipjanit sonte ka shpërthyer një zjarr i madh në një objekt.

Një lexuese ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes për Klankosova.tv ku shihen të jenë flakë të mëdha.

E njëjta tha se kanë thirr edhe zjarrfikësit, por se ende nuk janë dalë në terren.

Ajo shtoi se ka rrezik që zjarri të përhapet edhe në shtëpi të banueshme. /Klankosova.tv

The post Flakë të mëdha, digjet një objekt në fshatin Sllovi të Lipjanit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news