Franca e mbylli me sukses fazën e grupeve të Kupës së Botës, duke e mposhtur bindshëm Norvegjinë me rezultat 4-1 në ndeshjen e Grupit I.
Ylli i mbrëmjes ishte Ousmane Dembele, i cili realizoi hat-trick, ndërsa golin e katërt për “Trekolorët” e shënoi Desire Doue në minutat e fundit të takimit. Golin e vetëm për Norvegjinë e realizoi Aasgaard, ndërsa Andreas Schjelderup Larsen humbi një penallti.
Me këtë fitore, Franca e përfundoi fazën e grupeve me maksimumin prej nëntë pikëve. Nga ana tjetër, Norvegjia, e cila kishte siguruar më herët vendin e dytë në grup, luajti pa dy yjet e saj, Erling Haaland dhe Martin Odegaard, të cilët u pushuan për këtë takim.



