Pas nisjes së fazës së eliminimit direkt në Kupën e Botës, në studion e emisionit “Ora 7” në Klan Kosova është diskutuar për ndeshjet dhe favoritët kryesorë të turneut.
Gazetari Shkumbin Pireva vlerësoi se Franca mbetet ekipi më dominues deri tani, duke përmendur harmoninë mes lojtarëve kryesorë dhe performancën e lartë në fazën e grupeve.
“Franca ka qenë më superiorja me tre fitore dhe shumë gola të shënuar. Mbetet pretendenti kryesor për ta fituar Botërorin”, tha ai.
Në diskutim u përmendën edhe Gjermania, Spanja, Anglia dhe Argjentina si skuadra që vazhdojnë të jenë në garë për trofeun, ndonëse disa prej tyre po kalojnë nëpër proces rinovimi dhe formimi të gjeneratës së re.
Ndiqni diskutimin e plotë:



