Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dje bëri të ditur se drejtuesja e këtij dikasteri Donika Gërvalla, ka qenë përkrah presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, në Poloni.
Ky njoftim i MPJD-së erdhi në Facebook, ngjarja në fjalë ishe në nderim të viktimave të Holokaustit, pra në 80-vjetorin e përfundimit të Aushvicit.
“Përkrah Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, po merr pjesë Zëvendëskryeminstrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla”, është paragrafi i MPJD-së, ku thonë se Osmani dhe Gërvalla ishin ulur bashkë.
Por kjo del të jetë e kundërta, pasi presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga e njëjta ngjarje në profilin e saj në Facebook, ku në bazë të atyre pamjeve shihet se Osmani nuk është askund afër Gërvallës.
Për të njëjtën ngjarje, Osmani nuk tha se ishte me Gërvallën: ” Krahas liderëve botërorë, mora pjesë në ceremoninë përkujtimore. Në këtë kamp të tmerrshëm, mbi 1 milion burra, gra dhe fëmijë polakë e të kombeve të tjera, u internuan, torturuan dhe ekzekutuan në mënyrën më çnjerëzore, vetëm pse ishin hebrenj”.
Pos faqes së MPJD-së në Facebook, Gërvalla doli me një postim rreth kësaj ngjareje, ku aty publikoi fotografi edhe në ato nuk shihet të jetë afër Osmanit.
The post Gërvalla gënjeu se ishte në Poloni përkrah Osmanit appeared first on Klan Kosova.








