Gjakova prezantohet sonte me koncert koral në Tiranë për 80-vjetorin e “Jordan Misja”

Kori i Shkollës së Mesme të Lartë të Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë do të paraqitet sonte me koncert koral në kuadër të shënimit të 80-vjetorit të Shkollës Artistike “Jordan Misja” në Tiranë, duke prezentuar traditën dhe kulturën e qytetit.

Kori do të drejtohet nga Kastriot Sada si dirigjent dhe me korepetitor Lian Juniku.

Koncerti do të mbahet në Shkollën Artistike Jordan Misja në Tiranë, prej orës 13:00.

Ky aktivitet përkrahet nga komuna e Gjakovës, përkatësisht drejtoria e Arsimit./Klankosova.tv

 

Latest news
Related news