Gjenden të vdekur aktori legjendar, Hackman dhe gruaja e tij

Aktori legjendar, Gene Hackman dhe gruaja e tij Betsy Arakawa u gjetën të vdekur të mërkurën në shtëpinë e tyre në New Mexico, së bashku me qenin e tyre, në rrethana që zyrtarët u konsideruan “mjaft të dyshimta”.

Siç raporton CNN, transmeton Klankosova.tv, nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së çiftit.

Trupat e tyre gjetën në dhoma të veçanta në shtëpinë e tyre në Santa Fe, me pilula të shpërndara të gjetura pranë Arakawa.

Hetuesit nuk kanë përcaktuar ende nëse Hackman dhe Arakawa vdiqën në të njëjtën kohë.

Hackman, 95 vjeç, ishte një aktor fitues i Oskarit, i njohur për rolet e tij në filma si “The French Connection”, “Hoosiers”, “Unforgiven” dhe “The Firm”. Arakaëa, tre dekada më i ri nga Hackman, ishte një pianiste.

The post Gjenden të vdekur aktori legjendar, Hackman dhe gruaja e tij appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news