Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Ibadete Mehmeti ka thënë se programi “Rruga e Re” angazhohet për zhvillimin dhe avancimin e sistemit shëndetësor, duke ofruar qasje të barabartë për të gjithë pa dallim.
Mehmeti në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, tha se do të punohet veçanërisht në rregullimin e kushteve për personat me aftësi të kufizuara, e veçanërisht në ambientet shkollore, transmeton Klankosova.tv.
“Në programin ‘Rruga e Re’, Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për zhvillimin dhe avancimin e sistemit shëndetësor, duke ofruar qasje të barabartë për të gjithë pa dallim.”
“Programi nuk specifikon masat e veçanta për infrastrukturën publike, por ne jemi dëshmitarë që gjendja nuk është e mirë në terren, prandaj duhet të punojmë shumë në këtë drejtim, që t’iu ofrohet qasje të gjithë personave me aftësi të kufizuara , e sidomos fëmijëve që kanë vështirësi nëpër ambientet shkollore, e nëpër ambientet publike”, tha ajo.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



