Gjenerata ’92-’95 e jetoi botën para pushtimit total të teknologjisë, dhe u rrit me të

Në internet po qarkullon një shkrim i shpërndarë dorë pas dore, autorësia e së cilit tashmë mbetet e vështirë për t’u verifikuar.

Janë dy paragrafë në të cilët përkufizohet përjetimi i një kohorti njerëzish që kanë përjetuar dy botë të ndryshme – atë para pushtimit absolut të teknologjisë, dhe atë të banimit të pashmangshëm në botën virtuale.

“Nëse keni lindur brenda dritares së viteve 1992-1999, ju dhe ne e kemi jetuar tranzicionin. Të njohur si mikrogjenerata e Zilenialëve – ne jemi gjenerata e fundit që e kemi përjetuar jetën para telefonave të mençur dhe të parët që u rritëm në kohën kur interneti pushtoi gjithçka”, thotë shkrimi.

“Jemi rritur duke luajtur jashtë derisa binte terri, por pjekurinë e arritëm në botën digjitale. Është një pikëvrojtim unik të cilin nuk e gëzon asnjë gjeneratë tjetër”.

Latest news
Related news