Gjermania do të ofrojë një paketë të re mbështetjeje prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën, njoftoi sot NATO.
Në një deklaratë, NATO tha se “paketa e pajisjeve dhe municioneve ushtarake për Ukrainën” do të sigurohet nga SHBA-të në kuadër të një iniciative të Aleancës Veri-Atlantike.
NATO tha se premtimi është “i projektuar për të përmbushur kërkesat më urgjente operacionale të Ukrainës” në fushën e betejës duke u mbështetur nga rezervat amerikane.
Kreu i NATO-s Mark Rutte tha se Gjermania është kontribuuesi më i madh evropian i ndihmës ushtarake për Ukrainën.
“Njoftimi i sotëm nënvizon më tej angazhimin e saj për të ndihmuar popullin ukrainas të mbrojë lirinë dhe sovranitetin e tij”, shtoi ai.



