Gjesti flirton me Olën – i kërkon të flenë së bashku teksa shkëmbejnë puthje në buzë përmes xhamit

Ola Zenelaj po bën lëmsh këto ditë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Menjëherë pas darkës me Laert Vasilin, ajo ka shprehur pëlqim për banorin tjetër, Joz Markun.

E në ditën e sotme (e mërkurë) shihet një flirtim mes saj dhe Gjestit, teksa ajo po bënte dush.

Ka qenë banori nga Kosova që i kërkoi Olës që të flenë së bashku, ndonëse me shaka.


Egli Tako thotë se Gjesti ka sharë produksionin - i tërhiqet menjëherë vërejtja

Lexo po ashtu
Egli Tako thotë se Gjesti ka sharë produksionin – i tërhiqet menjëherë vërejtja

E më pas, ai u shfaq nga një anë tjetër e xhamit, ku shkëmbenin puthje në buzë bashkë.

“A po vjen flemë bashkë sonte”, iu drejtua ai.

E konkurrentja nga ana tjetër ia ktheu: “Me një jorgan, jo me dy”.

Kjo vjen pas debatit të ashpër që pati Gjesti me Egli Takon, për një nishan. /Telegrafi/

The post Gjesti flirton me Olën – i kërkon të flenë së bashku teksa shkëmbejnë puthje në buzë përmes xhamit appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news