Gjigantët evropian në “luftë” për Konaten

Ibrahima Konate është vendosur në qendër të merkatos verore, pasi do të largohet nga Liverpool si lojtar i lirë.

Real Madrid është i interesuar prej kohësh për mbrojtësin francez, por tashmë në garë janë futur fuqishëm Chelsea dhe Bayerni.

Sipas raportimeve të fundit në mediat britanike, Xabi Alonso dëshiron ta sjellë Konaté në projektin e tij te Chelsea, duke i dhënë përparësi londinezëve në këtë betejë transferimesh. Edhe Bayerni po e ndjek nga afër situatën, ndërsa Real Madrid poashtu synon ta mbyllë marrëveshjen.

Konate pritet të marrë vendimin final pas angazhimeve me kombëtaren franceze në Kupën e Botës, duke e kthyer këtë operacion në një nga sagat më të nxehta të verës. /Klankosova.tv

Latest news
Related news