Legjenda e minatorit që flet për rrugëtimin, sakrificat dhe shoqërinë përtej muzikës
Naser Gjinovci ka ndarë rrëfimin e tij për një karrierë të gjatë, të mbushur me sfida, dhe momente suksesi që e kanë shoqëruar ndër vite.
Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ai u kthye pas në kohë, duke kujtuar fillimet dhe bashkimin me grupin “Minatori”, ku, sipas tij, lidhjet mes anëtarëve kanë qenë më shumë se thjesht muzikë.
“Tash, në esencë muzika më së paku na lidh. Ne jemi shokë të shtëpisë, të lagjes, të kafes, të restorantit… dhe kjo është kënaqësia më e madhe”, tha ai.
Ndiqni intervistën e plotë:



