Gjuha e Donika Gërvallës: Po të ishte gjallë Jusuf Gërvalla do të turpërohej nga e bija (VIDEO)

Analistja Magbule Shkodra ka bërë një ndarje të qartë mes figurës së Jusuf Gërvallës dhe veprimeve të ministres Donika Gërvalla.

“Lavdi e përjetshme për punën dhe veprën e Jusuf Gërvallës, dhe aty përfundon”.

Donika Gërvalla është vetëm e bija biologjike e tij, dhe jam e bindur se, sikur ai të ishte gjallë, do të turpërohej nga fjalët dhe fjalimet e saj deri më sot”, tha Shkodra në studion e “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ajo theksoi se, pavarësisht respektit të madh për trashëgiminë e Jusuf Gërvallës, puna e ministres nuk mund të amnistohet.

“Ne do ta respektojmë në piedestal veprën e Jusuf Gërvallës, por nuk do të falim punën shumë të keqe që po bën e bija e tij”, shtoi Shkodra./Klankosova.tv.

Ndiqni deklaratat e plota, në videon e mëposhtme:

The post Gjuha e Donika Gërvallës: Po të ishte gjallë Jusuf Gërvalla do të turpërohej nga e bija (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news