Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS) ka akuzuar forcat izraelite për sulmin ndaj selisë qendrore në Rripin e Gazës, duke vrarë një punëtor dhe duke plagosur tre të tjerë.
Organizata humanitare tha se sulmi shkaktoi një zjarr në ndërtesë, në orët e hershme të ditës së sotme.
PRCS tha se vendndodhja e selisë qendrore të saj ishte e njohur mirë për ushtrinë izraelite, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) i kanë thënë BBC-së se po shqyrtonte pretendimin se një ndërtesë e PRCS ishte dëmtuar dhe “individë të papërfshirë në zonën e Khan Younis u dëmtuan si rezultat i një sulmi të IDF-së”.
“Derisa ekipet e PRCS-së po evakuonin stafin dhe po inspektonin dëmet, kati i dytë u godit përsëri, i ndjekur nga bombardimi i drejtpërdrejtë i përdhesës, pikërisht derisa ekipet e shpëtimit po luftonin me flakët e shkaktuara nga bombardimet”, thuhet në deklaratën e kësaj shoqate.
PRCS tha gjithashtu se përveç vrasjes së një punëtori, dy të tjerë u plagosën si dhe një civil që po përpiqej të shuante zjarrin.
“Ky nuk ishte një gabim. Ne ritheksojmë thirrjen tonë për llogaridhënie dhe për mbrojtjen e të gjithë personelit humanitar dhe mjekësor”, thuhet tutje në deklaratë.
The post Gjysmëhëna e Kuqe: Një punëtor u vra nga ushtria izraelite në sulmin ndaj selisë qendrore në Gaza appeared first on Klan Kosova.



