Me afro 1.8 miliardë përdorues aktive në botë, Gmail mbetet shërbimi më popullor i e-mail-it. Google ishte gjithashtu një prej të parëve që popullarizoi verifikimin me 2 faktorë.
Asokohe 2FA ishte një mënyrë e shkëlqyer për tu mbrojtur online dhe metoda SMS nuk ishte. Për këtë arsye Google ka vendosur të ndryshojë procesin e kyçjes në Gmail.
Kompania ka vendosur të distancohet prej verifikimit me dy faktorë përmes SMS-ve në të ardhmen e afërt. Ato do të zëvendësoen nga kodet QR të cilët janë ndjeshëm më të sigurtë sesa kodet SMS.
“Njëlloj siç u larguam prej fjalëkalimeve në drejtim të passkeys, dëshirojmë të bëjmë të njëjtën gjë me përdorimin e mesazheve SMS për verifikimin,” tha një përfaqësues i Gmail.
Kjo lëvizje vjen për të adresuar abuzimin e 2FA përmes SMS-ve. Ndërsa kodet SMS janë të lehta, ato mund të kompromentohen nga hakerët të cilët vjedhin kartat SIM përmes taktikave të sofistikuara phishing. Gjithashtu siguria e SMS-ve varet nga vetë siguria e operatorit tuaj celular.
Fatkeqësisht, Google nuk ka dhënë ndonjë specifikë se si do të funksionojnë hyrjet e reja të kodit QR. Me sa duket, Gmail do t’ju ofrojë një kod QR për të skanuar duke përdorur telefonin tuaj ose ndonjë aplikacion tjetër verfikimi. /PCWorld Albanian



