Zymrije Grajçevci, është iniciatorja e themelimit të kursit vallëzues “Zonjat e brez pas brezi”.
E ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Grajçevci thotë se këtë ide e mendoi për shkak të të mirave që vallëzimi i sjell shëndetit të njeriut.
“Duke e ditur vlerën që ka vallëzimi për shëndetin tonë, bashkë me vëllanë, e krijuam dhe lindi ideja për këtë kurs, i cili nuk ka dallim moshe”, u shpreh ajo, transmeton Klankosova.tv.
Vjollca Belegu-Caka, aktiviste në këtë kurs, thotë se grupit iu bashkëngjit pas pandemisë, dhe sipas saj, ky aktivitet i ka ndihmuar shumë pas periudhës së izolimit.
The post Gratë që adhurojnë vallëzimin tradicional shqiptar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



