Teksa Kampionati i ShBA-së në atletikë në pistë të hapur nis nga 23 deri më 26 korrik, atleti amerikan Chris Robinson po përgatitet si një nga favoritët kryesorë të garës. 25-vjeçari ka një karrierë të suksesshme, ku përfshihet edhe medalja e artë e fituar në kampionatin botëror të sallave të mbyllura në mars, në Torun të Polonisë.
Megjithatë, për shumë tifozë të atletikës, Robinson vazhdon të mbahet mend më së shumti për një moment të pazakontë dhe viral gjatë garës së 400 metrave me pengesa në eventin “Golden Spike” në Ostrava të Çekisë, verën e kaluar, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

Pavarësisht rezultateve të tij të larta sportive, gara e vitit 2025 në Çeki mbeti në kujtesën e publikut për një incident të rrallë, një defekt të sikletshëm me veshjen gjatë garës.
Robinson e nisi garën me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe menjëherë u pozicionua mes favoritëve. Por, kur kishin mbetur ende rreth 250 metra deri në fund, ai u përball me një situatë të papritur, pasi veshja e tij sportive nuk i qëndroi siç duhej gjatë vrapimit.
Pamjet treguan atletin duke u përpjekur të rregullonte veshjen e tij gjatë gjithë kohës, ndërsa vazhdonte të garonte me ritëm të lartë. Edhe pse goditi pengesën e fundit dhe pati vështirësi në metrat e fundit, Robinson arriti të kalojë vijën e finishit i pari me kohën mbresëlënëse 48.05 sekonda.
Incidenti u bë viral në rrjetet sociale, por nuk e pengoi atletin amerikan të tregonte nivelin e tij të lartë sportiv. Madje, pas këtij momenti, ai mori edhe një ofertë për të punuar si model, duke e kthyer një situatë të sikletshme në një histori që u bë pjesë e folklorit të atletikës, transmeton Klankosova.tv.



