Shpend Ahmeti përballë akuzave për 172 mijë euro të padeklaruara: Ishin ndihmë nga familja, jo fshehje pasurieSinjali

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është përballur në Gjykatën Themelore në Prishtinë me akuzën për mosdeklarim të pasurisë në vlerë mbi 172 mijë euro.

Gjatë seancës gjyqësore, Ahmeti është deklaruar se shuma e përmendur nga Prokuroria ishte ndihmë financiare nga familja dhe se nuk kishte pasur qëllim të fshehë pasurinë.

“Paratë ishin ndihmë nga familjarët për shpenzime të ndryshme. Në rastin më të keq mund të jetë një gabim teknik, por asnjëherë nuk ka pasur qëllim fshehjeje”, ka deklaruar Ahmeti.

Prokuroria Speciale pretendon se ish-kryetari nuk kishte deklaruar mjete financiare në vlerë prej 172 mijë e 600 euro, përfshirë deponime personale dhe mjete të pranuara në llogari familjare.

Prokurori Dren Paca ka kërkuar që Ahmeti të shpallet fajtor dhe ka propozuar dënim me 1 vit e 6 muaj burgim, 5 mijë euro gjobë, si dhe konfiskimin e shumës së padeklaruar ose të një pasurie me vlerë të barasvlershme.

Në anën tjetër, mbrojtja ka kundërshtuar aktakuzën, duke thënë se nuk ka prova për fshehje të pasurisë dhe se mjetet nuk kanë origjinë të kundërligjshme.

Rasti ndaj Shpend Ahmetit lidhet me periudhën 2018–2022, kur ai ushtronte detyrën e kryetarit të Komunës së Prishtinës. Vendimi i Gjykatës pritet pas përfundimit të procedurave gjyqësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news