Një sondazh mbi zakonet e higjienës personale ka nxjerrë në pah një fakt befasues, një pjesë e konsiderueshme e njerëzve nuk i ndërrojnë të brendshmet çdo ditë, ndërsa burrat rezultojnë më të prirur për ta bërë këtë më rrallë.
Sipas një studimi të realizuar nga kompania amerikane e veshjeve Tommy John, rreth 45% e të anketuarve kanë pranuar se kanë veshur të njëjtën palë brekë për dy ose më shumë ditë rresht, ndërsa 13% kanë deklaruar se i kanë mbajtur të njëjtat të brendshme për një javë ose më shumë.
Studimi, i cili përfshiu 1 mijë persona, tregoi gjithashtu se burrat kishin më shumë gjasa se gratë të mos i ndërronin të brendshmet shpesh. Sipas të dhënave të publikuara nga Tommy John, meshkujt ishin rreth 2.5 herë më të prirur të deklaronin se kishin përdorur të njëjtën palë brekë për një javë.
Ekspertët e higjienës zakonisht rekomandojnë që të brendshmet të ndërrohen çdo ditë, pasi gjatë përdorimit ato grumbullojnë djersë, lagështi, qeliza të vdekura të lëkurës dhe baktere natyrale të trupit.
Ndërrimi bëhet edhe më i rëndësishëm pas aktivitetit fizik, temperaturave të larta ose djersitjes së madhe, transmeton Klankosova.tv.
Sondazhi gjithashtu ngriti një tjetër çështje, kujdesin ndaj vetë të brendshmeve. Sipas të njëjtit hulumtim, shumë njerëz i mbajnë brekët për periudha të gjata para se t’i zëvendësojnë me të reja, transmeton Klankosova.tv.



