Mason Greenwood është shumë pranë transferimit te Fenerbahçe.
Manchester United ka vendosur të mos aktivizojë klauzolën e riblerjes, duke i hapur rrugën marrëveshjes mes klubit turk dhe Olympique Marseille.
Fenerbahçe po finalizon dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa Marseille pritet të përfitojë nga shitja, me një pjesë të shumës që do t’i takojë edhe Manchester United falë klauzolës së ruajtur në transferimin e mëparshëm./Klankosova.tv



