Tentoi të grabisë një argjendari në Gjilan, i dyshuari përfundon në ndalim 48-orëshSinjali

Një tentim grabitjeje në një argjendari në qendër të Gjilanit ka përfunduar me arrestimin e një të dyshuari, falë reagimit të shpejtë të Policisë së Kosovës dhe koordinimit me Prokurorinë Themelore.

Sipas autoriteteve, i dyshuari me inicialet D.B., i lindur në vitin 2007, u ndalua rreth orës 14:00 nën dyshimin se kishte tentuar të kryente grabitje në një biznes të argjendarisë.

Gjatë ndërhyrjes, zyrtarët policorë sekuestruan një armë zjarri të llojit revole, si dhe një motoçikletë që dyshohet se është përdorur gjatë tentimit për kryerjen e veprës penale.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “Tentim grabitje”, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se, brenda afateve të parapara me ligj, do t’i propozojë Gjykatës Themelore caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news