Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim atleten e suksesshme kosovare, Gresa Bakraqi, për ta uruar për rezultatet e fundit të arritura në arenën ndërkombëtare.
Gresa Bakraqi vazhdon të konfirmohet si një nga figurat më të spikatura të atletikës kosovare, duke shënuar rezultate të rëndësishme në garat evropiane dhe ballkanike, transmeton Klankosova.tv.
Në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim, të mbajtur në Monako, ajo fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa në Kampionatin Ballkanik në Volos të Greqisë u stolis me dy medalje të argjendta, duke i shtuar Kosovës edhe një tjetër sukses në sportin e atletikës.
Gjatë takimit u vlerësuan rezultatet, përkushtimi dhe puna e vazhdueshme e Bakraqit, e cila me paraqitjet e saj po e përfaqëson Kosovën me dinjitet në garat më të rëndësishme ndërkombëtare.



