Alejandro Grimaldo është shumë afër rikthimit në futbollin spanjoll, pasi Atletico Madridi po finalizon negociatat me Bayer Leverkusenin për transferimin e mbrojtësit të majtë.
Sipas raportimeve të fundit, palët janë afër marrëveshjes për një shumë që mund të arrijë rreth 20 milionë euro, ndërsa futbollisti spanjoll ka arritur tashmë marrëveshje personale me klubin e Diego Simeones. Kontrata e tij pritet të jetë e vlefshme deri në vitin 2029, shkruan Klankosova.tv.
Grimaldo ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Leverkusenit në vitet e fundit, duke spikatur jo vetëm për kontributin në mbrojtje, por edhe për numrin e lartë të golave dhe asistimeve.
Atletico e sheh 30-vjeçarin si përforcimin ideal për krahun e majtë, ndërsa marrëveshja mes klubeve pritet të mbyllet në ditët e ardhshme. /Klankosova.tv



