Gripi i shpendëve në Shqipëri, nis hetimi epidemiologjik në terren, s’raportohet për vatra të reja

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Shqipëri po vazhdon hetimin epidemiologjik në lidhje me rastin e gripit të shpendëve.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se bëhet fjalë për një rast të izoluar, raporton Abcnews.al.

Ndërkohë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri pritet të përcaktoje vendin për asgjësimin e shpendëve të ngordhura.

Nga ana tjetër Autoriteti Kombëtar i Ushqimit atje po monitoron tregjet nëse ka produkt nga kjo kompani.

The post Gripi i shpendëve në Shqipëri, nis hetimi epidemiologjik në terren, s’raportohet për vatra të reja appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news