Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Obiliqit, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është raportuar sot rreth orës 13:00 , kur nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Obiliq është njoftuar nga Policia se në fshatin Raskovë, në rrugën “Dukati”, është gjetur një person i varur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët, pas verifikimeve fillestare, kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj në vend, ndërsa hetimet rreth rrethanave të ngjarjes tashmë janë në duart e Policisë dhe Prokurorisë për të zbardhur motivet dhe detajet e rastit.
Gazeta Sinjali, me ndjeshmëri të plotë për këtë ngjarje, do të sjellë informacionet e reja vetëm në përputhje me konfirmimet zyrtare.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



