Gruaja që u gjet e vdekur në liqen dyshohet se kishte dalë nga shtëpia në orën 10-tëSinjali

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se viktima që u gjet sot e pajetë në Liqenin e Batllavës, në afërsi të vendit të njohur si “Te Plepat”, është Teuta Kaçiu, rreth 45 vjeçare, e cila ishte nga fshati Lupç i Podujevës.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ajo dyshohet se ka dalë nga shtëpia rreth orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa rreth orës 12:16 qytetarë të rastit kanë sinjalizuar autoritetet se në liqen është parë një trup në ujë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë: Njësitë patrulluese, hetuesit dhe forenzika, njësia B-10, si dhe ekipi mjekësor dhe emergjenca, të cilët kanë bërë nxjerrjen e trupit nga uji dhe kanë konstatuar vdekjen.

Pas verifikimit, është bërë identifikimi zyrtar i viktimës, ndërsa autoritetet janë duke punuar për të sqaruar rrethanat e kësaj vdekjeje që për momentin mbetet e dyshimtë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo detaj të ri që lidhet me këtë rast tragjik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news