Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot tha se lufta për lirinë e Ukrainës, është luftë për sigurinë e Evropës.
Guerot e cilësoi ceremoninë e mbajtur sot në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare si dinjitoze për të rikujtuar 3 vjetorin e luftës në Ukrainë.
Ndër të tjera, ai potencoi se Rusia është dobësuar por mbetet një faktor destabilizues, shkruan Klankosova.tv
“Ceremoni dinjitoze për shënimin e 3 vjetorit të luftës agresioniste ruse kundër Ukrainës. Lufta për lirinë e Ukrainës është gjithashtu lufta për sigurinë evropiane. Rusia është dobësuar, por mbetet një faktor destabilizues. Ne, evropianët, duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen dhe autonominë tonë”, the Guerot.
The post Guerot: Lufta për lirinë e Ukrainës, është luftë për sigurinë e Evropës appeared first on Klan Kosova.



