“Ose bleje për 60 milionë, ose arrivederci” – Reali ia ndërron hesapet Comos për Pazin

Real Madridi e ka informuar Comon që do ta aktivizojnë klauzolën e riblerjes prej 10 milionë eurosh për Nico Pazin.

Pas takimit në Madrid, Real Madridi ia ka konfirmuar klubit italian vendimin për ta blerë prapa Nico Pazin, e pastaj t’ia ofrojnë Comos shansin që ta riblejnë lojtarin për 60 milionë euro në një ujdi të re.

Nëse Como nuk pajtohet për këtë marrëveshje deri të hënën, atëherë argjentinasi kthehet te Reali dhe mund të shitet sërish po për këtë shumë – 60 milionë euro.

Ish-mesfushori i Realit pati dy sezone fantastike te Como, madje duke ndihmuar klubin të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori.

Latest news
Related news