Protagonizmi i “pleqve”, befasitë e rekordet – Gjithçka nga Botërori deri më tash

Kupa e Botës 2026 në futboll që po mbahet në Amerikë, Kanada e Meksikë, tashmë ka bërë befasitë e para.

Shumë ndeshje, përballje, e emocione të mëdha kanë prodhuar përballjet e deritanishme, derisa ka vendosur edhe rekorde të reja.

Nuk kanë munguar edhe befasitë, si dhe veçantitë.

“Pleqtë”, edhe njëherë ndajnë skenën mes tyre, rekordet e Messit dhe Ronaldos

Njëri ka kaluar të 40-at, e tjetri i është afruar të prekë gati dy dekada jetë.

Por, ata kanë lënë gjurmë që vështirë të shlyhen edhe dekada të tjera.

Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, pavarësisht moshës vazhdojnë të jenë pothuajse kryefjala edhe e një Botërori të radhës.

Nga pesë golat e deritanishme të Argjentinës mbajnë firmën e numrit 10. Me këtë shifër, Messi ka thyer edhe rekordin për më së shumti gola në Kupa të Botës.

Pavarësisht kësaj, 39-vjeçari është lojtari i parë që humb një penalti në Botërorin 2026, duke ia mohuar vetes tregolëshin e dytë më radhë pasi nuk e arriti këtë gjë ndaj Austrisë në rundin e dytë të grupeve, përcjell Klankosova.tv.

E rivali i tij i përjetshëm, Cristiano Ronaldo, e nisi shumë keq këtë kompeticion në ndeshjen e parë, por si gjithmonë, pati një kundërpërgjigje, dhe realizoi dy gola në tjetrën.

Dyshja ikonike, bashkë me portierin meksikan, Guillermo Ochoa, u bënë tre lojtarët e parë që marrin pjesë në gjashtë edicione të kësaj gare.

Turqia, kartonat e kuq, pika e artë e Kepit të Gjelbër – Befasitë e Botërorit   

Kartoni i parë i kuq u dha po në ndeshjen hapëse, midis Meksikës dhe Afrikës së Jugut kur Sphephelo Sithole, i këtyre të fundit ia bëri sefte. Eh, po në këtë lojë u dhanë plot tre kartonë të kuq.

Turqia ishte befasia e parë e madhe duke u eliminuar që në rundin e dytë pas dy humbjeve shokuese nga Australia dhe Paraguai.

Tjetër befasi ishte barazimi që arriti kombëtarja modeste, Cape Verde, ndaj kampionit të Evropës, Spanjës, duke e bërë portierin e tyre, Vozinhan, yll të brendanatshëm.

Autogoli i parë u shënua nga Damian Bobadilla i Paraguait si “peshqesh” për nikoqirin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ndeshjen e tyre të parë në këtë kampanjë.

Goli më i shpejtë erdhi nga Ismael Saibari në sekondën e 70-të kundër Skocisë në grupin C.

Nga ish-punëtorë fabrikash e supermarketesh në yje të Kupës së Botës

Në fushën e gjelbër spikatën edhe lojtarë që në një moment të karrierës së tyre dukej se po merrte fund gjithçka – Tijani Reijnders punonte në supermarket, e Deni Undav, që përmbysi “i vetëm” rezultatin ndaj Ganës për Gjermaninë, i cili si 17-vjeçar paralelisht punonte në një fabrikë, e deri gjashtë vjet më parë, sa ishte 23 vjeç, luante në kategorinë amatore.

Në fund, nuk ka si të mos përmenden edhe performancat kolosale të portierëve – 15 pritjet e Eloy Roomit të Curaçaos në barazimin 0-0 ndaj Ekuadorit, shtatë të Ali Riza Beiranvandit së Iranit ndaj Belgjikës në barazimin 1-1, po ashtu shtatë pritjet kruciale të 40-vjeçarit Vozinha të Cape Verdes ndaj Spanjës te barazimi historik, 0-0.

Latest news
Related news