Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka kritikuar mungesën e Kosovës në aktivitetet politike të Samitit të NATO-s, duke e cilësuar këtë si pasojë të një deficiti diplomatik dhe jo të statusit të vendit.
Po atëherë si ndodhi që në vitin 2024 Presidentja Vjosa Osmani ishte e ftuar në aktivitetin e hapjes me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit si dhe në aktivitetin e përmbylljes të Samitit, me ftesë të Presidentit amerikan? Vetë Presidentja Osmani atë pjesëmarrje e quajti âhistorike për Kosovënâ, duke theksuar se SHBA bëri të mundur praninë e Kosovës pavarësisht se nuk ishte as anëtare e NATO-s dhe as pjesë e Partneritetit për Paqe e as shtet partner.
Pra nuk është e vërtetë që Presidentja Osmani kishte marrë pjesë vetëm në aktivitetet që lidhen me Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ajo është ftuar nga Presidenti amerikan të marrë pjesë edhe në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s ku është prezentuar si e ftuar e posaçme e Presidentit Amerikan dhe është rreshtuar krahas shteteve anëtare të NATO-s.
Prandaj, në vend të një sqarimi që mundohet të ulë pritjet e qytetarëve dhe të minimizojë ambiciet diplomatike shtetërore, do të ishte më e ndershme të pranohej se këtë herë Kosova nuk arriti të sigurojë një prani politike në aktivitetet e samitit. Kjo nuk është turp. Turp është të paraqitet mungesa e paaftësia si normalitet.
<!–
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
–>



