Guvernatori i Teksasit uron Kosovën në prag të Ditës së Pavarësisë

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka uruar Kosovën në prag të Ditës së Pavarësisë.

Në urimin e tij, Abbott vuri në pah përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj parimeve demokratike, transmeton Klankosova.tv.

“Lidhja midis Teksasit dhe Kosovës është unike, e forcuar nga vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe sundimit të ligjit”, tha Abbott.

“Kombet tona janë të lidhura përmes respektit të ndërsjellë për historitë dhe traditat tona të pasura, dhe ne jemi krenarë për marrëdhënien e rëndësishme që ndajmë me Kosovën”.

 

The post Guvernatori i Teksasit uron Kosovën në prag të Ditës së Pavarësisë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news