Hamasi thotë se lëshoi tre raketa në Tel Aviv – hera e parë që bëhet e ditur për sulmet e grupit që kur Izraeli rifilloi ofensivën e tij ushtarake në Gaza.
Izraeli thotë se e kapi njërën, ndëra të tjerat u lëshuan në tokë të pabanuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se të paktën 85 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga mesnata.
Kjo vjen pasi më shumë se 500 ishin vrarë që nga e marta, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë të enjten se kishin filluar një operacion tokësor në veri të Gazës. Kishte një pushim nga veprimet ushtarake në shkallë të gjerë që nga janari, kur filloi një armëpushim.
The post Hamasi sulmon Tel Avivin pasi mbi 500 palestinezë u vranë për tri ditë appeared first on Klan Kosova.



