Hamza: Hekurudha e Kombit është projekti im i madh për forcimin e lidhjes mes shqiptarëve (VIDEO)

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka thënë se Hekurudha e Kombit është projekti i tij i madh për forcimin e lidhjes mes shqiptarëve.

Në një video të shpërndarë në rrjetin social Facebook, ai shkruan se kjo linjë hekurudhore moderne duhet të vazhdojë më pas edhe drejt Malit të Zi, sipas tij, që Kosova ta përforcojë daljen në det dhe lidhjen me shtetet e rajonit.

“Hekurudha e Kombit është projekti im i madh për forcimin e lidhjes mes shqiptarëve”.

“Kjo linjë hekurudhore moderne duhet të vazhdojë më pas edhe drejt Malit të Zi, që Kosova ta përforcojë daljen në det dhe lidhjen me shtetet e rajonit”, ka thënë Hamza. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news