Hapet Libri i Ngushëllimeve për ish-kryeministrin shqiptar Nanon në Prishtinë (VIDEO)

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka hapur sot dyert për librin e ngushëllimeve për ish-kryeministrin Fatos Nano, i ndjerë ditën e premte.

Libri i ngushëllimeve është hapur nga ora 10:00, ndërsa pas një pauze të shkurtër dyert do të hapen sërish nga ora 14:00 deri në 16:00 të pasdites, raporton nga vendi i ngjarjes, gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi.

Pritet pjesëmarrja e figurave të larta të shtetit, përfshirë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Fatos Nano ndërroi jetë të premten dhe u varros dje në varrezat e Sharrës. /Klankosova.tv

The post Hapet Libri i Ngushëllimeve për ish-kryeministrin shqiptar Nanon në Prishtinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news