Hapet Panairi i Librit në Leipzig, Kosova ekspozon 100 tituj të përzgjedhur

Është hapur Panairi i Librit në Leipzig 2025, e që Kosova po prezantohet nga Biblioteka Kombëtare për të katërtën herë me radhë.

Në stendën e Kosovës janë ekspozuar 100 tituj të përzgjedhur, transmeton Klankosova.tv.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, pos titujve të librave, do t’ju ofrojë vizitorëve katalogë të autorëve shqiptarë nga Kosova, broshura të titujve të ekspozuar si dhe materiale të tjera ekspozuese.

Për vizitorët e interesuar, stenda e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ndodhet në Hall 4, Stand D410

The post Hapet Panairi i Librit në Leipzig, Kosova ekspozon 100 tituj të përzgjedhur appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news