Haziri thotë se me 18 mandatet e LDK-së mund të zgjedhet Presidenti: Osmani e ka konfirmu që emri i saj nuk është problem

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha për kandidaten e këtij subjekti politik për presidente, Vjosa Osmanin se “emri i saj nuk është problem për arritjen e një marrëveshje për t’i dhënë vendit stabilitet”.

“Ju siguroj edhe sot që vetë ajo ka konfirmu që nuk është asnjëherë emri i saj problem për arritjen e një marrëveshje për t’i dhënë vendit stabilitet dhe normalitet”, tha Haziri në T7, transmeton Klankosova.tv.

I pyetur nëse Osmani tërhiqet për t’u arritur një marrëveshje, ai tha:

“Natyrisht që ne në bisedime hyjmë me emra konkret për çdo pozicion, nuk ka nevojë me u tërheq edhe pa u ftuar…”.

Latest news
Related news