Deputeti i rizgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit për projektin e gazit amerikan, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e ritheksojnë nevojën që Kosova të diversifikojë burimet e saj energjetike.
Përmes një postimi publik, Hoti tha se përfaqësuesja e SHBA-së në Kosovë edhe sot i është referuar projektit të gazit amerikan, duke kërkuar që Kosova të avancojë në diversifikimin e burimeve të energjisë.
Sipas tij, përfaqësuesja amerikane ka përshëndetur gjithashtu angazhimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në mbështetje të këtij projekti, të cilin e cilësoi si madhor dhe strategjik.



