Trump: Jam shënjestra kryesore e Iranit

Trump këmbëngul se lufta me Iranin ka qenë një “sukses i jashtëzakonshëm ushtarak” dhe thotë se ajo e ka penguar Teheranin të pajiset me armë bërthamore.

Ai thotë se negociatorët e Iranit janë “paksa të çmendur” dhe shton: “Brenda një dite, e gjithë mbrojtja e tyre kundërajrore u zhduk… gjithçka u zhduk. Udhëheqësit e tyre u zhdukën”, raporton BBC, transmeton klankosova.tv.

Ai shton: “Ata kanë një grup tjetër udhëheqësish; edhe ata mund të zhduken. Kush e di?”

Duke përsëritur deklaratat e tij se udhëheqësit iranianë janë “llum”, Trump thotë: “Edhe unë mund të zhdukem, sepse jam objektivi i tyre kryesor”.

Në vitin 2024, fushata e Trumpit deklaroi se ishte informuar nga shërbimet e inteligjencës amerikane mbi planet iraniane për ta vrarë atë. Qeveria iraniane nuk bëri komente në atë kohë.

Latest news
Related news