Hulumtim: Gjumë i dobët mund të nxisë besimin në teoritë e pabazuara

Nervozizmi, sytë e ënjtur dhe lodhja janë disa nga pasojat e njohura të mungesës së gjumit.

Por tani, një hulumtim alarmues sugjeron se mosfjetja e mjaftueshme mund të rrisë rrezikun e besimit në teoritë e konspiracionit, transmeton klankosova.tv.

Sipas kërkuesve, të cilët ndoqën më shumë se 1,000 britanikë, ata që kaluan një muaj me gjumë të shqetësuar ishin më të prirë të besonin në ide të pabazuara dhe të pabesueshme – përfshirë teorinë që toka është e sheshtë dhe se sulmet e 11 shtatorit ishin planifikuar nga qeveria amerikane.

Hulumtimet mbi atë se çfarë i shtyn njerëzit të besojnë në teoritë e konspiracionit kanë sugjeruar prej kohësh se tiparet e personalitetit mund të jenë shkaktarët, me ata që janë të pasigurt, paranojakë dhe impulsivë të prirë për t’i pranuar ato.

Megjithatë, ky hulumtim i ri sipas mail online, sugjeron se gjumi i dobët mund të shkaktojë ndryshime në personalitet që çojnë në besimin në këto teori.

Ekspertët që komentuan gjetjet e studimit e cilësuan atë si të rëndësishëm dhe thanë se përmirësimi i cilësisë së gjumit mund të na ndihmojë të vlerësojmë më mirë informacionin dhe të kundërshtojmë narrativat mashtruese.

Dr. Daniel Jolley, profesor asistent në psikologjinë sociale në Universitetin e Nottingham dhe autori kryesor i studimit, tha gjithashtu: “Gjumë i mirë është thelbësor për shëndetin mendor dhe funksionimin kognitiv.

“Jemi dëshmuar se gjumi i dobët rrit rrezikun e depresionit, ankthit dhe paranojës — faktorë që gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin e besimeve në teoritë e konspiracionit”.

The post Hulumtim: Gjumë i dobët mund të nxisë besimin në teoritë e pabazuara appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news