Hyseni fton qytetarët që përballjen historike Kosovë-Turqi ta ndjekin nga zemra e Gjilanit

Ndeshja e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës me Turqinë në një finale që vendos fatin e kualifikimit për Kupën e Botës 2026, do të transmetohet në ekran të madh në sheshin “Agim Ramadani” në Gjilan sonte nga ora 20:45.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bëri thirrje të bashkohen të gjithë drejt ëndrrës për Botëror, transmeton Klankosova.tv.

“Meqenëse biletat në stadiumin “Fadil Vokrri” janë shitur të gjitha, ne kemi vendosur që atmosferën e stadiumit ta sjellim në zemër të qytetit tonë”, tha Hyseni.

“Forca Kosova”, tha Hyseni.

Latest news
Related news