Çdo ditë endet nëpër rrugët e Istogut.
Për të mbijetuar vet dhe për ta ushqyer motrën 5 vjeçare e bënë duke kërkuar lëmoshë. Nganjëherë lufta për ekzistencë e shtynë të bëjë edhe punë të tjera.
Kjo vajzë 13 vjeçare është njëra nga shtatë fëmijët e çiftit bashkëshortor që nuk shquhen për kujdes ndaj fëmijëve të tyre.
E këta të fundit nuk zgjodhën nëse do të vijnë në këtë botë. Janë prindërit ata që, krahas dëshirës për të pasur fëmijë, marrin mbi vete obligime dhe përgjegjësi për t’i rritur siç duhet fëmijët që vendosin t’i sjellin në jetë.
Madje, moskujdesi prindëror mund të përbëjë vepër penale, sidomos kur rrezikohet shëndeti, zhvillimi apo jeta e fëmijës.
“Gazetarja: E veç ti del me lypë pare nëpër njerëz a?
13 vjeçarja: Po.
Gazetarja: A del moti?
13 vjeçarja: Moti, prej se jam kanë qikaq qe.
Gazetarja: A të kanë thënë mami e babi me dalë, apo del vet?
13 vjeçarja: Vet, vet.
Gazetarja: Sa pare i bën brenda ditës?
13 vjeçarja: 2 euro, 3. I blej bebës më shumë me hangër, unë pare në shtëpi nuk qoj. I blej sok, me veshë me mathë i blej, me hangër, me pi.
Gazetarja: Çka i blenë bebes?
13 vjeçarja: I blej do sok që është icetea, është 1 euro e 20 centë kushton, ja blejë atë, i blej naj keks, naj qesi për me hangër”, tregon 12 vjeçarja nga Istogu
Thotë se i ka 13 vjet, por nuk e mban mend datën e ditëlindjes, pasi të rralla kanë qenë rastet kur ka mundur ta festojë atë.
“Gazetarja: Ti i ke 13 vjet a po?
13 vjeçarja: Po.
“Përafërsisht, kjo familje, janë më shumë se 4 vjet, unë qe 4 vjet punoj e nuk e di qe sa jetojnë në Istog. Këta, në fillim kanë jetu në Gurrakoc, në burgun, ku ka qenë burgu, tani janë zhvendosë në Istog. Këta, janë faktikisht qytetar të Komunës së Klinës. Nuk janë të Istogut hiq, por si çdo njeri edhe ata kanë të drejtë ku të duan e jetu.
Gazetarja: A e keni lajmëru në Komunë, si rast?
Po, drejtoresha është e njoftume me rastin edhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me të, ju ndimojnë me pako ushqimore vazhdimisht familjes, në mënyrë që këta mos me dalë me kërku lëmoshë. Vazhdimisht me pako ushqimore, plus që janë kanë këto festat, ramazani, bajrami ka pasë shumë organizata që kanë shpërnda pako edhe në ato i kemi kyqë….
Por, i kish thanë psikologes, çka me bo oj motër me aq pak makarona, aq pak vaj e aq pak miell…
Ju ka pagu edhe banimi social për 2 ose 3 vjet, po apet janë dalë kanë lypë. U ndërpre se nuk është që po ka shumë buxhet e po ka edhe familje të tjera në kushte të mjerueshme, nëna vet ushqyese, baballarë vet ushqyes”, ka deklaruar Diana Zekaj, Menaxhere e rastit në QPS Istog.
Ndërsa Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Istog, Haki Demolli thotë se kanë mbi 19 vite që ujdesen për këtë familje.
“Ne me këtë familje, për nja 10 vite ka qenë, ka banu një kohë të gjatë në ndërtesën e ish burgut në fshatin Gurrakoc, aty kanë banu sepse këta n radhë të parë janë qytetar të Klinës, ne s’kemi pas informacion kanë marrë edhe social në Klinë, deri kur e kanë bë transferin në atë ndërtesë. Mas mbylljes së asaj ndërtese nga Kuvendi Komuna, janë largu nga aty, kanë banu në ndërtesën ku janë tani, para 2 vitesh dretjorati për punë sociale ja kanë pagu banimin, ndërsa tash e dy vite, më pak, është marrë vendimi që ajo ndërtesë është e pa banueshme. Jemi përpjekë me i kthy në komunën e klinës por nuk ja kemi rritë mirëkuptim. Ata po vazhdojnë me qëndru aty dhe me marrë social, në cdo ndihmë që na vjen nga organizata apo nga çdo kush, i kemi parasyshë si familje”, deklaroi Demolli për emisionin MAT në Klan Kosova.
Meqë familja është me prejardhje nga Klinë, autoritetet në Istog thonë se janë përpjekur ta kthejnë atje, por pa sukses.
“Komuna e Istogut vitin e kaluar 2 herë ka tentu me i kthy në Klinë, se këta kanë tokë në Klinë, por baba ka probleme me vëllezërit e vet. I kemi ftu QPS Klinën edhe krejt janë kanë të njoftume, me kryetar e me krejt, e kemi dorëzu te inspektorati, vendi ku jetojnë nuk është vend për jetesë. Në njëfarë forme jemi mundu me konsultu çdo akter, QPS Klina i ka kthy edhe s’kemi pas ku me i qu, jemi mundu me ju bo zgjidhje, mos me i lanë në rrugë”, thotë Diana Zekaj, Menaxhere e rastit në QPS Istog.
Në bazë të informacioneve mbi 10 vite është banor i Istogut, ndërkaq si përfitues për ndërtimin e shtëpisë, sipas zyrës për kthim dhe komunitete, ka qenë në vitin 2020, përmes një shoqate, por njëjti nuk ka pranuar të kthehet dhe të jetoj në Klinë.
Pronë në emër të tij nuk ka në komunën tonë, por ne kemi tentuar që ka pas pronë të përbashkët familjare, kemi biseduar edhe me familjar të tij që të bëhet një zgjidhje dhe ti ndërtohet shtëpia, por ai ka refuzuar një gjë të tillë”, tha Ilir Bacaj, Drejtor në Qendrës për Punë Sociale në Klinë.
Babai pranon se prejardhjen e ka nga Klina, por thotë se atje nuk ka të trashëguar asgjë, andaj nuk dëshiron të kthehet për të jetuar në atë qytet.
“Gazetarja: A jetoni gjatë në Istog?
Babai: në Gjyrakovc kom banu nja 20 vjet, edhe këtu nja 5-6 vjet.
Gazetarja: Ku keni jetu më herët
Babai: Në Gjermani
Gazetarja: Pse jeni kthy
Babai: Se na kanë kthy
Gazetarja: Prej nga e ke prejardhje
Babai: Nga Klina, po atje skam as tokë as kurrgjë”, deklaron G.V, babai i 13 vjeçares nga Istogu.
Gazetarja: Kur e ke pas ditëlindjen?
13 vjeçarja: S’e di pasha Zotin.
Gazetarja: Nuk e din kur e ki ditëlindjen a?
13 vjeçarja: S’e di.
Gazetarja: A e feston ndonjëherë ditëlindjen?
13 vjeçarja: Nëse kanë pak pare, ma blejnë të shtëpisë një torte, e festoj me vëllezër me motra. Nëse s’kanë, s’kanë”, tregon 13 vjeçarja nga Istogu për emisionin MAT në Klan Kosova.
Deri para tre muajsh daljet nga shtëpia ishin veç për lëmoshë, tani, thotë se del edhe për ta shëtitur në park motrën 5 vjeçe e cila as nuk mund të ecë e as nuk flet, akoma.
Prindërit marrin social, por paratë nuk u mjaftojnë edhe për të paguar banimin e edhe ushqimin.
“Gazetarja: A merrni social prej socialit?
13 vjeçarja: Po e marrim një social, po çka del ajo? A me pagu banesën a çka me bë me to?
…përballë, si e vjetër që është, qaty jetojmë. 120 euro na kushton me pagu. Ndaq paguje ndaq leje.
Gazetarja: E sa e merni socialin?
13 vjeçarja: Vallain nuk e di 100 a 200, nuk e di”, tregon 13 vjeçarja nga Istogu.



