Në rrugën “Ismet Asllani” në Lipjan, është raportuar një incident ku një i mitur ka sulmuar fizikisht një tjetër.
Sipas informacioneve të policisë, si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka njoftuar se, në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rasti dhe po zhvillohen procedurat e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



