I pandalshmi Messi, dy asistime dhe një gol në fitoren e Inter Miamit

Lionel Messi ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare në Major League Soccer, duke udhëhequr Inter Miami CF drejt një fitoreje të rëndësishme në udhëtim ndaj Toronto FC me rezultat 4-2.

Inter Miami kaloi në epërsi në fundin e pjesës së parë, kur Rodrigo De Paul realizoi në minutën e 44-t.

Në pjesën e dytë nisi spektakli i Lionel Messit, i cili ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, transmeton Klankosova.tv.

Tetë herë fituesi i Topi i Artë asistoi për Luis Suarez në minutën e 56-të, duke ndihmuar Inter Miamin të thellojë epërsinë.

Më pas, Messi dhuroi edhe një asistim tjetër për Sergio Reguilin në minutën e 73-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë edhe vetë argjentinasi u regjistrua në listën e golashënuesve.

Me këtë paraqitje tjetër brilante, Messi vazhdon të konfirmojë formën e jashtëzakonshme në MLS dhe të mbetet lideri kryesor i skuadrës amerikane në garën për titull.

Latest news
Related news